Nje nga temat me te rendesishme, ishte ajo e organizimit te aktiviteteve dhe veprimtarive, qe ka ne plane kjo Akademi te mbaje - kushtuar me 600 vjetorin e lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Gjithashtu, u dha edhe raporti nga vizita e delegacionit te Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, ne Kosove, e kryesuar nga Prof.Dr. Skender Kodra dhe Eroll Broja djali i arkatarit te ASHSHA, z Murat Broja, si dhe u rrahen e trajtuan çeshtje te ndryshme, qe kane te bejne me kete Akademi. Ne takimin, i cili, kishte formen e nje pikniku zhvilluar ne Montesello, moren pjese :Prof.Dr. Skender Kodra, Dr. Namik Shehu, Prof. Dr. Agron Fico e bashkeshortja e tij z Lirie, Prof.Dr. Dhorka Dhamo dhe e bija, arkatari z Murat Broja, shkrimtari Naum Prifti, piktori i njohur Astrit Tota, studjuesi Agim Boba, aktivisti i njohur z. Ahmet Zherka z. Shaban A. Gashi dhe Xhevahire A. Gashi, Tome Paloka dhe bashkeshortaje tij, Noc Gjergji, z. Pashke Maksuti, Tef Prela, Luc Malotaj,Jolida Malotaj e Hazbi Shehu e tjere.
Takim e hapi duke ju uruar mireseardhjen anetareve te Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane, me qender ne New-York, z.Shaban Arif-Gashi, i cili, njehereshit u kerkoje kolegeve te tij - qe me nje minute heshtje te nderonin edhe te gjithe ato viktimat te 11-shtatorit 2001.Nderkaq, prof.dr Agron Fico, tha se Akademija e Shkencave Shqiptaro- Amerikane , eshte nje institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e SHBA, dhe se ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si te gjitha Akademite e tjera ne SHBA. Keshtu qe, tha ai emeri dhe puna e kesaj Akademie ne Amerike, duhet te juastifikojne plotesishte ate. Me pas Fico, u ndale ne detaje tek puna qe po behet lidhur me simpoziumin , qe do te mbahet me 19 nentor , kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut, dhe qe ka inisiativen dhe "doren" e Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane.
Dr Namik Shehu, tha, se qellimi i ketij takimi eshte i nderthurur, pasi ai ka per qellim te na bashkoje e takohemi miqesishte ne nje ambient kaq natyrore, te nagjashem me bukurit natyrore te maleve shqiptare, si dhe te diskutojme hapur per rrealizimi me sukses te objektivave, te parashtruara me pare mbi aktivitetin qe do te mbahet ne nentore kushtuar 600 - vjetorit te lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut. Pra, tha z Shehu, ato perbejne perparesi kryesore dhe detyren e menjehershme te Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, si nje tempull i dijes dhe i shkences. Njekohesisht, sipas tij, ai, eshte nje obligim i denje dhe i shenjt, moral dhe kombetar, per diasporen tone, per te vleresuar dhe per te ndihmuar, e per te kontribuar fuqishem edhe financiarisht, me qellim, qe te nderojme dhe lartesojme emrin dhe vepren madhore te Gjergj-Kastriotit Skenderbeut dhe Memedheun ne kete 600 -te vjetor. Dr Shehu permendi edhe takimin qe duhet bere me Z. Mikel Bloomberg, si e nje rendesie te veçante per aktivitetin e 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Me kete rast ata ftuan anetaresine dhe mbare komunitetin, qe te solidarizohen dhe te mbeshtesin aktivitetin e kesaj Akademie. Ne takim u diskutua edhe per aktivitetet e Akademise ne te ardhmen, per ngritjen e nje qendre ne Nju Jork, dhe funksionimin e saj ne dobi te çeshtjes kombetare. Nje objektive tjeter, u tha aty eshte per kete Akademi, ngritja e statujes se Skenderbeut ne njerin prej shesheve te qytetit te Nju Jorkut, dhe pagezimi i nje rruge ose sheshi me emrin e heroit kombetar Gjergj-Kastriot Skenderbeut . Aty u theksua, se Akademija e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, eshte nje institucion me shume me rendesi dhe per veprimatrine e aktivitetin tyre fillestar, pjesemarresit ndihmuan me nje shume simbolike ne dollare, si dhe premtuan se ne te ardhmen ata do t'a rrisen me kontributin edhe me te madh, qe pritet te behet nga biznesmen te dalluar ne komunitet. Studuesi Agim Boba, u sugjeroje, qe ne kete Simpozium te ftohet edhe at Antonio Bellushi, nje nga hulumtuesit me te dalluar te arberesheve ne Itali dhe arvanitesve ne vendbanimet e tyre ne Greqi. U ftua qe te marre pjese edhe Drejtori i Muzeut Kombetar, z Miokom Zeqo dhe z Mentor Çuku. (By Mr.Sina)